ZVKM Arben Fetai uron Albin Kurtin: “Urime mikut tim për institucionet e Republikës së Kosovës”

Urime mikut tim, Kryeministrit Albin Kurti, për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme, funksionale dhe të përkushtuara ndaj reformave, zhvillimit dhe forcimit të shtetit ligjor.

Urime të veçanta znj. Albulena Haxhiu për zgjedhjen si Kryetare e Kuvendit. Zgjedhja e saj është një mesazh i fuqishëm për forcimin e institucioneve, për avancimin e rolit të gruas në vendimmarrje dhe për thellimin e kulturës demokratike.

Uroj suksese në përgjegjësitë e reja, në shërbim të qytetarëve dhe të vizionit euro-atlantik të Kosovës, në kuadër të Qeverisë Kurti 3.