Prokurori Republikan ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin – ai duhet të largohet menjëherë!
Në seancën e sotme, Qeveria shqyrtoi propozim për shkarkimin e Prokurorit Republikan, Lupço Kocevski, për shkak të shkeljeve të rënda profesionale në menaxhimin e Prokurorisë Publike.
Disa nga arsyet kryesore për këtë propozim janë:
- Keqmenaxhimi i Prokurorisë Publike
- Shkelja e obligimit për ruajtjen e fshehtësisë së procedurave
- Cenimi i reputacionit të institucionit dhe integritetit personal të prokurorit
Propozimin për shkarkim do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për procedurat e mëtejshme.
Shteti i së drejtës dhe integriteti i institucioneve janë thelbësore për një shoqëri demokratike.