Zv/Kryeministri Fetai takoi Ambasadorin italian, z. Andrea Silvestri shoqëruar nga zëvendës shefi i misionit, z. Mario De Rosa.

Kisha kënaqësine e madhe të takoj sot Ambasadorin italian, z. Andrea Silvestri shoqëruar nga zëvendës shefi i misionit, z. Mario De Rosa.

Ambasadorin Silvestri e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Italisë mike. Diskutuam për nevojen e zbatimit deciv të strategjive qeveritare në fushën e anti-korrupsionit, konfiskimit të aseteve kriminale, transparencës dhe të bashkëpunimit me sektorin joqeveritar.

Me Ambasadorin diskutuam edhe për temat aktuale politike në vend, me theks në përshpejtimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.