LAJM I FUNDIT: BDI bëhet pjesë e qeverisë së re
Në një zhvillim të papritur në skenën politike, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka arritur marrëveshje për t’u bërë pjesë e qeverisë së re. Burime brenda negociatave bëjnë të ditur se marrëveshja është arritur pas disa takimeve intensive dhe pritet që shumë shpejt të formalizohet edhe publikisht.
Sipas këtyre burimeve, BDI do të marrë disa ministri kyçe dhe do të ketë rol të rëndësishëm në vendimmarrje. Ky zhvillim vjen si surprizë për opinionin publik, duke pasur parasysh deklaratat e mëhershme të partisë.
Analistët politikë vlerësojnë se ky hap mund të ndryshojë balancat në qeveri dhe të ndikojë në drejtimin e politikave në vend në muajt në vijim.
SHËNIM: Nëse jeni habitur ose gëzuar nga ky lajm, ju kujtojmë se sot është 1 Prilli – Dita e Gënjeshtrave!