Dr. Spec. Uran Mehmeti sjell shërbime të avancuara në endokrinologji në MedZoi Clinic
MedZoi Clinic në Prishtinë po vazhdon të ofrojë shërbime të specializuara në fushën e endokrinologjisë, nën udhëheqjen e Dr. Spec. Uran Mehmeti, një profesionist me përvojë në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve hormonale.
Në kuadër të kësaj klinike, pacientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh që përfshijnë trajtimin e diabetit, menaxhimin e këmbës diabetike, obezitetin, sëmundjet e tiroides, si dhe çrregullime të ndryshme metabolike dhe hormonale.
Po ashtu, në fokus të veçantë janë edhe trajtimi i sindromës së vezoreve policistike, hirsutizmit, sëmundjeve të gjëndrës mbiveshkore dhe hipofizës, si dhe osteoporoza.
Me përkushtim ndaj kujdesit cilësor dhe përdorimit të metodave bashkëkohore në mjekësi, Dr. Mehmeti synon të ofrojë trajtim të saktë dhe efikas për çdo pacient.
Për konsultë dhe rezervime, qytetarët mund të drejtohen në MedZoi Clinic në Prishtinë ose të kontaktojnë në numrin: +383 49 51 77 11.