KOMUNA LIKOVËS HAP KONSULTIMET PËR BUXHETIN 2027 – QYTETARËT FTOHEN TË PARAQESIN KËRKESAT E TYRE

KOMUNA LIKOVËS HAP KONSULTIMET PËR BUXHETIN 2027 – QYTETARËT FTOHEN TË PARAQESIN KËRKESAT E TYRE

Komuna e Likovës ka nisur procesin e konsultimit me qytetarët për përgatitjen e buxhetit për vitin 2027, duke u dhënë mundësi banorëve që përmes një pyetësori online të paraqesin kërkesat, propozimet dhe problemet me të cilat përballen.

Ftesa u drejtohet banorëve të Likovës, Hotlës, Mateçit, Sllupçanit, Llojanit, Vaksincës dhe të gjitha vendbanimeve të tjera të komunës.

Ndër kërkesat që pritet të ngrihen nga qytetarët janë:

  • Rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve.
  • Zgjidhja e problemeve me kanalizimin dhe ujësjellësin.
  • Përmirësimi i pastërtisë dhe menaxhimi i mbeturinave.
  • Investime në shkolla dhe infrastrukturë arsimore.
  • Ndriçimi publik.
  • Investime të barabarta në të gjitha fshatrat.

Afati për plotësimin e pyetësorit është deri më 1 dhjetor 2026.

Tashmë mbetet të shihet se sa nga kërkesat e qytetarëve do të reflektohen në buxhetin komunal të vitit të ardhshëm.

Po në fshatin tuaj, cili është problemi më urgjent që duhet të zgjidhet?

Shkruani në komente!

Insajderi – Lajmet që kanë rëndësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *