Flet babai i vëllezërve Hajrizi: Artani është në Gjermani, Fatoni ia ka vjedhë pasaportën

Mustafë Hajrizi, babai i Artan e Faton Hajrizit ka folur për situatën që është raportuar sot në mëngjes të ketë ndodh në Serbi. 

Kryefamiljari i Hajrizëve ka treguar se Fatoni ia ka marrë pasaportën vëllait të tij, Artanit, e cila nga autoritet serbe po pretendohet se është gjetur në Loznicë të Serbisë, ku u vra një polic serb.

“Fatoni i ka bërë ato punë, pasaportën e tij (Artanit) ia ka marrë, u shku në Gjermani atje ia ka marrë. Unë jam babai i tij” – ka thënë ai për Nacionalen. 

Pyetur se si është marrë kjo pasaportë, Mustafë Hajrizi deklaron se nuk kanë informacione rreth kësaj.“Jo, jo. Qysh u shku nuk kemi informata, ia ka vjedh, se di hiç cka ka bërë, pasaportën e tij e ka pasë”.

Tutje, ai është shprehur se i biri, Artani, është në Gjermani duke punuar.

“Artani është në Gjermani, t’u punu është që tetë vjet. Po, po (kemi folë me të)”, është deklaruar ai. 

Ndryshe, ditë më parë edhe nëna e Fatonit, ka bërë thirrje që djali i saj të paraqitet para drejtësisë, pasi asaj “askush nuk mund t’i ikë”. 

/GazetaSinjali/