Punon në ndërtim, shoqërohet me personazhin e famshëm të TikTok-ut: Kush është Artan Hajrizi, personi që po akuzohet për vrasjen e policit serb?

Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit, është duke u akuzuar nga autoritetet e Serbisë për vrasjen e një polici serb përbrenda territorit të tyre. MPB-ja serbe ka publikuar fotografinë e Hajrizit, e cila më pas është shpërndarë edhe nëpër rrjetet sociale.Siç raportojnë mediat serbe, në vendngjarje është gjetur pasaporta e një personi me nënshtetësi kosovare, me emrin Artan Hajrizi. Në vendngjarje ishte gjetur edhe një dokument identifikues gjerman, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas mediave serbe, duke e cituar Ivica Daçiq, gjatë kontrollit të automjetit në pikën e kontrollit në Lipniçki Sor në Llozhnicë, fshat në afërsi të pikës kufitare mes Serbisë dhe Bosnjës, punonjësit e policisë kanë ndaluar një “Mercedes” me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona.

Nga ajo çka është raportuar deri më tani, gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur për shkak të rezistencës për dhënie të dokumentit nga ana e Hajrizit.Çdoherë sipas mediave serbe, Daçiq ka thënë se duke dalë nga vetura, një person ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur policin Nikolla Kërsmanoviq (34-vjeçar) në gjoks dhe Vjekoslav Iliq (50-vjeçar) në shpatull, pas së cilës sulmuesi ka ikur.

Gazeta Insajderi nga burime të saj ka mësuar se Artan Hajrizi është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisuri nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.Hajrizi ka të shpërndarë në ‘TikTok’ disa video të Hajrizit teksa ky I fundit flet në një intervistë për arratisjet e tij.

Duke iu referuar publikimeve në ‘TikTok’, Hajrizi shihet se punon në sektorin e ndërtimit dhe jeton në Hanover të Gjermanisë.Në po të njëjtin rrjet social, ai ka publikuar edhe video duke u shoqëruar me personazhin e TikTok-ut Rasim Avdylin. /Insajderi.org/