JU QË IA SHITËT TOKËN E DJALIT DHE I HËNGRËT PARATË E KRAJLIT, ÇFARË KËRKONI TANI?
Ju që e shitët atdheun për interesa të huaja, që shkelët mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi sakrificën e këtij populli, ju që mohuat gjakun e 1,233 fëmijëve të vrarë, nderin e 20 mijë grave të dhunuara, dhimbjen e 13 mijë të rënëve dhe hirin e një Kosove të shkrumbuar – çfarë kërkoni tani?
Ju që, pa asnjë detyrim, i dhuruat Serbisë “Zajednicën” me kompetenca ekzekutive, që falët 1,226 hektarë tokë të Rugovës dhe e spostuat kufirin në Haxhaj, ju që i dhatë 40 kishave ortodokse statusin e ekstraterritoreve dhe tani mashtroni duke ia veshur këto tradhti Albinit dhe njëri-tjetrit!
Ju që bëtë marrëveshje të fshehta dhe të dëmshme, duke falur territore për të përmbushur amanetin e Rankoviçit, ju që për interesa personale shkelët mbi fatin e kombit – nuk meritoni asnjë pëllëmbë toke të Kosovës për varrin tuaj. Dheu i kësaj TOKE DARDANE nuk duhet t’ju pranojë!
Populli ka folur me përbuzje dhe revoltë, me votë dhe me refuzim. Tani është radha e drejtësisë dhe Avnisë të flasë!