Sot u bë certifikimi i Këshilltarëve Komunal.
I uroj të gjithë këshilltarëve të VLENI-it punë të palodhshme, përkushtim dhe suksese gjatë këtij mandati të ri.
Shpresoj dhe besoj se do të jenë zëri i qytetarëve të ndershëm, duke mbrojtur me përgjegjësi interesat e të gjithë banorëve të komunës sonë.
Këshilltarët duhet të punojnë me përkushtim për realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, të angazhohen për transparencë dhe të jenë kontrollues të çdo veprimi të pushtetit lokal.
Është detyrë e tyre të jenë kritikë, të drejtë dhe të guximshëm në përballje me padrejtësitë, me qëllim që të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht në zonat që për vite me radhë janë lënë pas dore.
Vetëm me përgjegjësi dhe ndershmëri mund të ndërtojmë një qeverisje lokale në shërbim të qytetarëve, jo të interesave partiake apo personale.