Presidentja Siljanovska-Davkova pritet me nderime të larta shtetërore në Slloveni

Në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Lubjanë u prit nga presidentja e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Presidentet zhvilluan një takim kokë më kokë, pas të cilit pasoi një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovene.

Temë e bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, integrimi evropian i Maqedonisë, zhvillimet aktuale gjeopolitike, arkitektura e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe roli i NATO-s, në prizmin e përkushtimit të përbashkët ndaj rendit multilateral dhe projektit politik evropian.

Siljanovska-Davkova theksoi se kredibiliteti i integrimit evropian varet nga zbatimi konsekuent i kritereve të Kopenhagës: stabiliteti i institucioneve demokratike, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimi i pakicave, ekonomia e tregut, si dhe aftësia për t’u përballur me obligimet që dalin nga anëtarësimi, të inkorporuara në Traktatin e BE-së.

Në kuadër të vizitës zyrtare, është paraparë që presidentja të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Zoran Stevanoviq.