Pacolli paralajmëron hapa ligjorë ndaj Faton Pecit: “Nuk do të hesht, kërkoj përgjegjësi!”

Pacolli paralajmëron hapa ligjorë ndaj Faton Pecit: “Nuk do të hesht, kërkoj përgjegjësi!”

Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj deklaratave publike të Faton Pecit, duke i cilësuar ato si të rënda dhe të padrejta ndaj tij.

Në reagimin e tij, Pacolli i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ato po cenojnë dinjitetin e tij personal dhe po shkaktojnë shqetësim edhe për familjen, veçanërisht për fëmijët e tij.

Ai ka paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve kompetente të drejtësisë në Kosovë dhe Gjermani, me kërkesën që deklaratat të shqyrtohen dhe përgjegjësit të japin llogari para ligjit.

Pacolli gjithashtu ka pretenduar se për akuza të ngjashme ka pasur dënime për shpifje në Zvicër dhe Gjermani, duke përmendur edhe Faton Pecin.

“Nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të ndalem së kërkuari qartësi”, ka deklaruar Pacolli, duke theksuar se do ta mbrojë dinjitetin e tij dhe të familjes përmes të gjitha rrugëve ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *