Bashkë me Nënkryetarit Elmi Aziri, anëtarin e Kryesisë Rijat Shaqiri dhe zv.Drejtorin Isak Lazami, sot bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Hotël të Likovës.
Me vendosjen e luleve të freskëta dhe me një minutë heshtje në nder të të rënëve në altarin e lirisë, u shënua 6 Qershori, Dita e Çlirimit të zonës së Likovës nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.