Lloga:Fryma e Arbën Xhaferit është gjallë dhe ajo kultivohet edhe nga brezat e rinj

Fryma e Arbën Xhaferit është gjallë dhe ajo kultivohet edhe nga brezat e rinj

I impresionuar nga Akademia Verore “Arbën Xhaferi” që këtë vit u mbajt në Gjilan të Kosovës, me bashkëorganizim të kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, ku pata nderin të paraqitem me një ligjeratë para studentëve, të rinjve e aktivistëve nga troje të ndryshme të cilët ndjekin trajnime, ligjërata dhe aktivitete të ndryshme. Njohja e të rinjve me politikën dhe filozofinë e Arbën Xhaferit është një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen dhe kultivimin e frymës politike të një ikone që politikës shqiptare dhe jo vetëm, i dha shumë në momentet dhe proceset më të rëndësishme.
“Arbën Xhaferi thoshte se gjithmonë kur merrni një fenomen për ta gjykuar, duhet të ktheheni në histori, pra mos e merrni ad-hok pjesën e asaj që ndodh tani për të dhënë një mendim, por duhet të ktheheni pas për ta parë se ku buron”.
Kjo ishte një nga këshillat e shumta të Arbën Xhaferit, që kam pasur nderin ta mësoj nga afër si kryetar i Forumit Rinor dhe bashkëpunëtor i tij për vite me radhë. Para studentëve theksova edhe kontributin e filozofit dhe ideologut të madh kombëtarë, i cili veproi në momente të rëndësishme të politikës së shqiptarëve si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë. Gjatë kohës së Arbën Xhaferit, në vitin 1998 filloi rilindja politike për shqiptarët në Maqedoni, ndërsa me sukses dhe shumë maturi ai menaxhoi shumë situata të krizës dhe solli vendime historike për përparimin institucional të shqiptarëve.
Arbën Xhaferi dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së çlirimit të Kosovës e veçanërisht në momentet kur silleshin vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e shtetit, duke qenë në bashkëveprim me figurat qendrore politike të kohës, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Akademia Verore “ Arbën Xhaferi “ Alban Hyseni

Духот на Арбен Џафери е жив и го негуваат и помладите генерации

Импресиониран од Летната Академија „Арбен Џафери“ што оваа година се одржа во Гњилане, Косово, во коорганизација на градоначалникот на општината, Албан Хисени, каде што имав чест да презентирам предавање пред студенти, млади и активисти од различни региони кои следат обуки, предавања и различни активности. Запознавањето на младите со политиката и филозофијата на Арбен Џафери е важен придонес за зачувување и негување на политичкиот дух на икона која и даде многу на албанската политика и не само, во најважните моменти и процеси.
„Арбен Џафери велеше дека секогаш кога ќе земете некоја појава да ја оцените, треба да се вратите во историјата, не земајте само дел од она што се случува сега за да дадете мислење, туку треба да се вратите назад за да видите од каде потекнува“.
Ова беше еден од многуте совети на Арбен Џафери, кои имав чест да ги учам одблиску како председател на Унијата на младите и како негов соработник за многу години. Пред студентите го истакнав и придонесот на големиот национален филозоф и идеолог, кој делуваше во значајни моменти од албанската политика и во Македонија и во Косово. Во времето на Арбен Џафери, во 1998 година, започна политичката преродба за Албанците во Македонија, додека тој успешно и мудро управуваше со многу кризни ситуации и донесе историски одлуки за институционално напредување на Албанците.
Арбен Џафери даде голем придонес во периодот на ослободувањето на Косово, а особено во моментите кога беа донесени најважните одлуки за иднината на државата, кој беше во интеракција со главните политички ликови од тоа време, како во Албанија, така и во Косово.