“ Takimet e rastësishme me njerëz të caktuar, janë takime të planifikuara saktësisht në margjinat e padukshme të Universit të pafund “ – Dr. Vlora Obertinca

Nga një prezencë e rëndomtë në një festë tek miqët apo familjarët ka ndodhur të takohet “ rastësisht” një çift, dhe nga ai takim ata kanë përfunduar në martesë, kanë krijuar familje dhe nuk janë ndarë më kurrë për një jetë të tërë. Kështu ndodhë jeta, ndonëse ne pretendojmë të jemi shumë të mençur dhe se mund ta kemi çdo ngjarje të jetës nën kontroll. Shpeshherë edhe bëjmë luftë me veten, duke menduar se do të kishim mundur të veprojmë ndryshe për të evituar një ngjarje, një pësim apo lëndim. Çdo gjë ndodhë për një arsye sepse, dikush dhe diçka më e fuqishme se ne që na ka krijuar dhe na ka sjellur në këtë jetë, e ka planifikuar çdo gjë në përpikmëri me ligjet e ekzistencës së Universit.
Të dashurit e mi mos e kritikoni veten në asnjë moment për të kaluarën, as për ngjarjet që kanë ndodhur sepse, ato kanë qenë të fshehura nga ju. Pikërisht për shkak të anës së panjohur, jeta është më interesante dhe merr kuptimin e vet gjatë rrugëtimit që bëjmë.
Universi konspiron me ne vazhdimisht për të na sprovuar se sa jemi të qëndrueshëm për mësimin e radhës. Jeta në tokë është shkolla më e vështirë në Univers dhe ne jemi nxënës një jetë të tërë. Mos u dëshproni por, gëzoni çdo moment në bankat e shkollës së quajtur jetë !