E shantazhoi 29-vjeçaren me videot e saj intime, prangoset një person në Gjilan

Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.

Në hall nga disa persona është edhe një grua në Gjilan, e cila ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se disa persona përmes rrjetit social Snapchat, shantazhonin 29-vjeçaren që do t’ia publikojnë disa video intime të saj.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë një 30-vjeçar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshaurit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shantazh’, teksa po vijojnë hetimet për kapjen e të dyshuarve të tjerë.

/GazetaSinjali/