Arsim Hasani në takim me drejtorët e FPI të ish RSFJ dhe Austrisë

Drejtori gjeneral i Fondit Pensional Invalidor në RMV, Arsim Hasani ka realizuar takimin vjetor me drejtorët e Fondeve Pensionale Invalidore të vendeve të dala nga ish RSFJ dhe të Austrisë, të mbajtur në Beçiqi të Malit të Zi.

“Në këto takime kemi diskutuar temat e shtyllës së dytë të sistemit pensional me theks për përparësitë dhe mangësitë e të njejtit si dhe pagesën e kërkesave të ndërsjella dhe përllogaritjes së pensioneve ne bazë te zbatimit te marrëveshjeve ndërkombëtare me theks të veçantë në përvojat si dhe çështjet e hapura”, theksoi Hasani.

Sipas tij, ky takim është mbyllue me miratimin e konkluzioneve për avancimin në këtë lëmi.(INA)