FAKTE! Plani 10 pikësh i Ibrahim RUGOVËS në vitin 1993

FAKTE! Plani 10 pikësh i Ibrahim RUGOVËS në vitin 1993
Në maj të vitit 1993, Presidenti i Kosovës, Ibrahim RUGOVA, iu ishte drejtuar organizatave ndërkombëtare civile e ushtarake si edhe shteteve perëndimore me një Plan 10-pikësh për parandalimin e shpërthimit të konfliktit dhe për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Në këtë Plan 10-pikësh, me titull “Kosova në Krizë”, shpjegohen shkaqet dhe shkaktarët e krizës dhe rreziqet e shpërthimit të luftës në Kosovë. Aty përmendet rritja e numrit të forcave ushtarake e policore të Serbisë, veprimtaria kriminale të grupeve paramilitare serbe, aktet luftënxitëse të ekstremistëve serbë dhe vendosja e refugjatëve serbë nga Bosnja e Hercegovina e nga Kroacia në Kosovë. Në dokument paralajmërohet se Presidenti i Serbisë Sllobodan MILLOSHEVIQ do të drejtonte armët kundër Kosovës, sapo të përfundonte pushtimin e Bosnjës e Hercegovinës. Për të parandaluar shpërthimin e luftës në Kosovë, RUGOVA u ishte drejtuar faktorëve ndërkombëtare me 10 kërkesa edhe nga Qendra CARTER në Atllanta të SHBA-ve si në vijim:

  1. Të vendoset në Kosovë një numër i konsiderueshëm i forcave paqeruajtëse të OKB-së dhe NATO-s,
  2. Kosova të vendoset nën protektoratin e OKB-së,
  3. Të rritet numri i vëzhguesve të OSBE-së në Kosovë,
  4. Të zgjerohet mbi Kosovë zona e ndalim-fluturimeve,
  5. Të ndërpritet pastrimi etnik i heshtur dhe intimidimi i serbëve të Kosovës,
  6. Të çarmatosen njësitë paramilitare serbe dhe të vendoset nën kontroll ndërkombëtar artileria e rëndë e Serbisë,
  7. Aeroporti i Prishtinës të rihapet për fluturime humanitare,
  8. Të ndërpritet kolonizimi i Kosovës nga Serbia,
  9. Të lejohet mbledhja e Kuvendit të zgjedhur lirshëm,
  10. Kosova të përjashtohet nga sanksionet ndërkombëtare që i janë vendosur Serbisë dhe Malit të Zi.