Spitali Hayat në Turqi që trajnon mjekët nga bota tash edhe mjekët nga Kosova?

Spitali Hayat në Turqi që trajnon mjekët nga bota tash edhe mjekët nga Kosova

Kordinatori i Qendrës së Kosovës në Bursa z. Recep Gündüz në bashkëpunim me spitalin Hayat, pas marrëveshjes që, pacientëve nga Kosova të cilët vijnë për trajtime, operime
dhe gjëra të tjera shëndetësore të iu bëhet zbritje deri në 15% dhe pas ardhjes së shumë pacientëve nga Kosova, spitali Hayat nga Bursa e Turqisë bëri vizitë në Kosovë. Pas kësaj, spitali regjional i Gjilanit bëri vizitë në spitalin Hayat në Bursa, ku qëllimi i vizitës
ishte mundësia e trajnimit të mjekëve dhe stafit tjetër shëndetësor sa i përket përdorimit të metodave të avancuara diagnostike dhe kirurgjike si dhe përkrahje për
trajnime të stafit. Po ashtu, pas bashkëpunimit me Odën e Mjekëve te Kosovës dhe në kuadër të bashkëpunimit me fondacionin e Luxemborg Development Cooperation Agency
filluam trajnimin e mjekëve nga Kosova.

Drejtori i spitalit “Hayat”, Ahmet Özkul thekson se faktor të rëndësishëm në suksesin e Turqisë në fushën e shendetesisë janë arsimi, pajisjet teknike dhe mjekët
me përvojë. Ne si Turqi, por edhe si spital me shtetin e Kosovës kemi një të kaluar të përbashkët si në fushën e historisë, kulturës, arsimit, shëndetësisë dhe vëllazërisë.
Këtu vlen të theksojmë se në vitin 1999 kur nga Kosova erdhën afer 3000 familje ne Bursa, pastaj në vitin 2001 nga Maqedonia, ne shprehëm gadishmerinë dhe afërsinë me ta
per kujdesin dhe shërimin e fëmijëve pa pagesë.
Sot, jemi ne vitin 2023 dhe ne spitali Hayat përveq pacientëve të shumtë që kemi nga bota dhe nga Kosova, që i trajtojmë dhe i shërojmë, tanimë jemi bërë vend që ofron trajnime të ndryshme për mjekë nga vende të ndryshme të botës e gjithashtu edhe për mjekët nga Kosova.
Tanimë, pas grupit të parë të mjekëve nga Kosova, presim edhe grupe të tjera që se bashku me mjekët tanë të bëjmë operacione dhe te organizojmë trajtime në të cilat do të mesojmë metodat më të avancuara në mjekësi dhe përdorimin e aparaturave të fundit mjekësore” ka thënë Dr.Özkul.

Sot, pas një muaji të trajnimit qe, nga data 28 gusht e deri më sot, datë 28 shtator mbajtën trajnim dy ortoped nga Kosova, dr. Osman Zhuri nga spitali Ragjional i Prizrenit dhe dr. Imran Shaqiri nga spitali ragjional i Gjilanit, të cilët me sukses e mbaruan trajnimin e tyre
ne fushen e SVF, PRP, Artroskopi dhe u qertifikuan në fushën përkatëse.

Unë, personalsht si drejtor i spitalit jam i gatshëm qe të bashkëpunojmë me Kosovën, të trajtojmë dhe sherojme pacientët nga Kosova
dhe gjithashtu të trajnojmë mjekët nga Kosova.

Keto trajnime, ashtu siq po vazhdojnë me shume shtetet nga Evropa dhe Azia do ti vazhdojmë edhe me shtetin e Kosoves dhe
me grupe të tjera të personelit mjekësor, theksoi praktikanti nga Kosova Sead Ahmetaj.