Karateistja dibrane Sara Duka fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik në Slloveni

Karateistja e klubit të karatesë “Dibra”, Sara Duka, e cila ishte pjesë e përfaqësueses së karatesë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Lubjanë të Sllovenisë.

Sara Duka performoi në kategorinë e junioreve deri në 48 kg.

Ajo fitoi në raundin e parë kundër përfaqësueses së Turqisë, në të dytën kundër përfaqësueses së Greqisë, në raundin e tretë humbi kundër përfaqësueses së Turqisë dhe në raundin e katërt fitoi pasi përfaqësuesja e Serbisë u skualifikua për shkak të pesë gabimeve.(INA)