“Bëhet fjalë për skandale serioze që ndër të tjera do të zbulojnë metodat me të cilat BDI dhe Artan Grubi kanë vepruar për të siguruar ndikim politik ku ky i fundit ka qenë zbatuesi direkt i të gjitha skenarëve të korrupsionit politik.
Në këtë konferencë për shtyp, do të publikojmë informacione për tenderët e fituar nga kompania e lidhur familjarisht me deputetin e Frontit Europian, Elmi Aziri i cili ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të koalicionit mes Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit… Ky informacion skandaloz është konfirmim i drejtpërdrejt se BDI ka sunduar si organizatë kriminale, në rrjetin e secilës janë kapur ata që politikën e perceptojnë si mundësi për pasurim personal dhe familjar.
Kuadrot e Ziadin Selës dhe Ali Ahmetit të cilët gjatë ditës, në mënyrë të rreme mbrojnë qytetarët nga lojërat e fatit kanë përfituar nga bizneset me kazinot”, tha Bujare Abazi.