Geci-Është rrezik që Kosova të mbetet pa OPOZITË dhe Pozita aktuale ta kalojë 80%-shin

Edhe në këto zgjedhje që po vijnë, është rrezik që Kosova të mbetet pa OPOZITË dhe Pozita aktuale ta kalojë 80%-shin që të marrë vendime, pa e ditur që ekzistojnë fare në këte dynja opozuzarët.

O zagarë! Mblidhni mendjen!Amerika nuk ka harxhuar miliarda për t’ia dhënë Trepçën Rusisë dhe për ta prurë Rusinë tek ura e Ibrit.

Mbrëmë në T7 i përcolla diskutimet e zagarëve të korit të Vuçiçit të zgjedhur enkas për ta sharë qeverinë aktuale zagarët analistë, të kryesuar nga Baton Stanishiçi si të zgjedhurit e T7 shtatëshit për t’i zbuluar haptazi argatët e Serbisë, duke gjuajtur breshëri akuzash kundët Qeverisë aktuale.

Kanë harruar këta zagarë se ata që këta po i mbronin, e kanë sjellë kufirin e Rusisë tek ura e Ibrit,e sa për dijeni, dëgjojeni Polarin kur thotë:” Fatkeqësisht, Mitrovica e veriut është e ndarë.

Këta zagarë e dinë mirë se Mitrovicën e veriut e kanë ndarë Polari me kompani, së bashku me Isa Mutafën dhe me LDK-n e sotme dhe me zagarët, si këta analistë që po i shihni në foto.

Presidentja Osmani me deklaratën e vet iu ka treguar dhe e ka përsëritur se nëse dikush bën dialog për urën e Ibrit me Serbinë, bën shkeljen e sovranitetit dhe Kushtetutës të Kosovës dhe në asnjë moment nuk është në interes të Kosovës që kjo temë të jetë pjesë e dlalogut me Serbinë.Kjo temë duhet të diskutohet me partnerët e sigurisë, sepse edhe marrëveshjet e Brukselit e
parashohin një gjë të tillë thotë Presidentja Osmani.

Zëvendës kryeministri Bislimi i detyruar për të shkuar në Bruksel, nuk ka mundur t’ia ndalë gojën Lejqakut që ai të mos flasë për urën e Ibrit dhe kjo nuk do të thotë se Bislimi e ka shitur Mitrovicën.

O zagarë, Mitrovica është shitur një herë dhe nuk ka mundësi të shitet dy her. Mitrovicën e ka shitur Hashimi në 2013 dhe ia ka vërtetuar Isa në 2015.

A e keni marrl vesh o zagarë se Amerika e ka lidhur për kungji të Hitlerit në Hagë atë që ia ka shitur Mitrovicën?!

Qeveria aktuale po e bën të pa mundurën në bashkëpunim me Amerikën për ta shpëtuar Mitrovicën, Ujmanin dhe Trepçën.O zagarët e Vuçiçit! Amerika nuk ka harxhuar miliarda për çlirimin e Kosovës për t’ia dhënë në paqe Trepçën Rusisë dhe për ta prurë Rusinë te ura e Ibrit.

Nuk e di vërtet a aq shumë ua ka marrë trurin korozioni apo flisni e analizoni, e gjykoni në amulli për gjërat që shihen me sy!
Daullet bien për ata që kanë vesh!