Zbardhen dëshmitë që ju duhen për lëvizjen e lirë në Shengen pas 1 janarit

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë për të lëzivur pa viza në zonën Shengen.

Integrimi Evropian i Kosovës ka treguar se cilat janë dokumentet të cilat nevojiten për të lëvizur lirshëm në zonën Shengen.

Pasaportë biometrike, dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit, detajet e udhëtimit (dokumenti i biletës), dokumentet e veturës (nëse udhëtoni me veturë) dhe dëshmi për mjetet financiare. Këto janë pesë dokumentet që ju nevojitën.