Nuk e kam zakon të flas as të shkruaj për veten, bile më vjen turp të shkruaj apo të flas në adresë timen, por jam i detyruar, nga shkaku që të i përgjigjem shumë miqëve, shokëve, familjarëve, bashkëfshatarëve, prindërve të nxënëseve dhe të tjerëve, për pyetjet që parreshtur m’i kanë parashtruar këtyre ditëve. Ndaj, ndjeva si obligim që publikisht të u përgjigjem në pyetjen, se PSE S’U BËRE DREJTOR?, që aludojnë në drejtor të shkollës. Të dashur miqë, në një njoftim ju kam njoftuar se kryetari nuk më bëri drejtor shkolle. Që do të thot, ka zgjedhur që tjetërkush të jet ushtrues detyre për drejtor shkolle. Unë personalisht e dija që më parë që nuk do të emrohem ushtrues e as drejtor nuk do të zgjedhem, jo për tjetër, por sipas leximit tim të psikologjisë së kryetarit, ekzistonte një lloj frike, se po u bëra unë drejtor shkolle, do të dilte shkolla nga dora, nga kontrolli, apo ku ta di se çka do të ndodhte..! Prandaj, më mirë mos të bëhet se sa të kemi telashe pastaj. Pra, le të shkon me të vjetrën. (ishalla jam gabim në leximin tim psikologjik-nëse jam, atherë ndjesë). Më kanë ardhur shumë pyetje dhe konstatime: Pse nuk të bëri, ti është dashur të jesh, ajo zyrë të ka takuar ty, ka gabuar shumë që s’të ka bërë ty, ah sikur t’ë ishe bërë, e shumë shprehje të tjera. Unë i faleminderoj gjithë ata që kan shprehur këtë ndjenjë dhe dëshirë dhe iu jamë mirënjohës gjithëve. Në shoqëri dhe në publik e kam mbështjetjen maksimale, dhe ndihem shumë fitimtar moralisht dhe emocionalisht. Ky është pozicioni më i lartë që mundë ta ket njeriu, tjerat gjëra vijnë e ikin, mbeten vetëm mbeturinat. Dua të përmendë që, disa njerëz pozicionin e drejtorit e llogarisin si post, përderisa unë post më të lartë e konsideroj të qenurit mësimdhënës, mësues, arsimtar. Kurse drejtori është menaxhues ose menaxher, i institucionit, që ska të bëjë aspak me postin, kush i kupton gjërat në thelb, kurse kush s’i kupton, mundë të llomotit gjithë ditën gjithandej, duke thënë që po vrapon për post, për pozitë etjetj. Madje, dikush edhe i jep të drejtën vetes të aludon në atë se gjoja paskam vepruar e ndihmuar, që të fitoj një post. Qesharake, më falni por , unë me humanitet dhe me projekte të ndryshme humane e shoqërore e kulturore merrem që nga viti 1990 në mënyrë të organizuar, kurse në mënyra tjera edhe më heret. Ndaj, po të kisha pëlqyer apo preferuar poste, siç thekson X-i në fjalë, moti kohë do të isha në poste të larta, sepse nuk është vështirë, vetëm të isha lëpirë dhe hop në post! Jo, e vërteta është krejt ndryshe. Unë jam përgatitur dhe trajnuar për drejor në kuptimin e drejtuesit dhe menxhuesit të shkollës sonë ku mësojnë qindra nxënës tanë edhe fëmijët e mi. Siç kam theksuar edhe më herët, idea ime dhe vizioni im ishte, që arsimtarëve të u kthehet dinjiteti, i rënë përtoke tanimë, ngritja e nivelit të komunikimit profesional në shkollë brenda dhe jasht shkollës, përmirësimi i kushteve të punës dhe funksionimit të shkollës deri në nivele shumë të larta, deri sa shkolla jonë të konkuronte me shkollat më elitare brenda dhe jasht shtetit, ngritja e frymës së dashurisë ndaj mësimit dhe punës, e jo sipas dikujt që mendon se do të sillja një frymë jo të mirë!!, me një fjalë, shkolla jonë do të ishte një model i rrallë se si duket një shkollë moderne konform ecurive të kohës kur po jetojmë dhe me rezultate të larta si në fushën e arsimimit ashtu edhe në fusha të tjera, si kulturë, sport, rekreacion, disiplinë, kreativitet etj. E kuptoj, ka nga ata që nuk i preferojnë këto gjëra, sepse u duken shumë ngarkesë, ka nga ata që thonë që po po krejt në rregull por nuk është i joni (dmth, nuk është i joni në kuptimin partiak)! Kështu që të nderuar miqë shokë e vëllezër, unë jam shumë komod me punën që bëjë, jam i licencuar nga po ky shtet, për drejtor shkolle fillore, shkolle të mesme, si dhe organizata apo shkolla të tjera për përgatitje profesionale jetsore. Nuk jam njeri që kërcënoj, që sulmoj, por jam njeri që dua të i ofroj gjëra të mira e të bukura, shoqërisë sonë që aq fort e dua. Nëse gjithë kjo nuk i ka pëlqyer kryetarit, s’ka gjë të keqe, jeta vazhdon, sot jemi nesër s’jemi. Të gjithë jemi të përkohshëm kurse shkolla është afatgjate. Pra, ashtu siç e lypshim ashtu e gjetshim. Jam krenar si askush tjetër për përkrahjen e gjithëve dashamirëve, kurse kryetari me të tjerë le të vazhdon sipas planeve…! Kush është interesuar për një drejtor-menaxhues të këtillë le të urdhërojë!
Me respket Bajram Ramadani 24.12.2023