Është arrestuar mashtruesja nga Bullgaria, ka gënjyer dy gra se vajzat e tyre janë plagosur në një aksident
Në vendkalimin kufitar Deve Bair të Maqedonisë së veriut, është arrestuar V.E.I (58) nga Republika e Bullgarisë, nën dyshimin se ka mashtruar dy femra. Departamenti i Policisë Kriminale në BSP- Sektori për krim të përgjithshëm dhe të dhunshëm në bashkëpunim me SPB Kumanovë, SPB Shkup dhe SPB Sveti Nikollë, kanë zbardhur dy vepra penale “mashtrim” të kryera më datë 29.11.2023 dhe 10.12.2023, ndaj dy grave nga Kumanova dhe Sveti Nikollë dhe do të bëjë kallëzim penal kundër V.E.I.(58) nga Republika e Bullgarisë për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale”, thuhet në njoftimin e MPB.
E dishuara i thërriste viktimat dhe u thoshte se vajzat e tyre kishin shkaktuar aksidente trafiku dhe se ata ishin në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye ata duhej t’i jepnin një shumë parash mjekut për të kryer ndërhyrje kirurgjikale.
Me datë 01.03.2024 në ora 18:45 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, zyrtarët policorë ia kanë hequr lirinë V.E.I., pas së cilës ajo është transferuar në SPB Kumanovë, ku dhe është mar në pyetje.