Një mjek ka paralajmëruar gratë që kanë një partner me mjekër të marrin masa para se ta puthin.Dr.Sermed Mezher, një mjek me bazë në Londër, ndau një video me ndjekësit e tij në TikTok të një gruaje që tregonte se çka i ndodhi lëkurës së saj.
Ajo besonte se kjo i ndodhi pasi “puthi një burrë me mjekër”. Ai tha, sipas mendimit të tij profesional, ajo kishte marrë një infeksion bakterial të lëkurës dhe konfirmoi se nuk e kishte gabim për shkakun e mundshëm.
Mjeki tha: “Mjekra mund të jetë një shkak mjaft i zakonshëm. Arsyeja për këtë është se qimet e vogla në mjekër mund të shkaktojuni vripa të vogla në lëkurën tonë dhe pastaj futen bakteret, veçanërisht nëse burri nuk e mirëmban mjekrën siç duhet”.
Sipas tij, infeksioni nuk është serioz. Me trajtimin e duhur, zakonisht mund të përmirësohet brenda pak ditësh.