Aderime të reja në ASH në Kumanovë, Taravari: Dyert janë të hapura për të gjithë

Kryetari i ASh-së, Arben Taravari mbrëmë në Kumanovë ka qëndruar pranë strukturave partiake, ku ka pranuar aderime të reja në radhët e kësaj partie. 

“Aleanca për Shqiptarët është shtëpia e gjithë shqiptarëve dhe si e tillë i ka dyert e hapura për të gjithë ata që mendojnë se mund të japin kontributin e tyre në të mirën e përgjithshme. Kështu sonte në Kumanovë na u bashkangjitën një grup intelektualësh të cilët kanë vepruar politikisht së bashku duke sjellur kështu gjithmonë një fryme demokratike në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale nga Taravari. (INA)