Dardan Krivaqa arrin në gjykatë, nis seanca

Ka nisur seanca ndaj Dardan Krivaqes në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Në këtë seancë pritët të shpallet aktgjykimi kundër Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut në rastin e Marigona Osmanit, shkruan Gazeta Insajderi.Krivaqa akuzohet për veprat penale dhunim dhe vrasje e rëndë në bashkëkryerje, ndërkaq Sejdiu për vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht të vitit 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Por rasti është kthyer në rigjykim nga shkalla e dytë./insajderi.org