Patëm kënaqësinë të vizitojmë Rezidencën Artistike të mjeshtrit të madh, Luan Mulliqi, ku u mirëpritëm ngrohtësisht nga djali i tij, Drini.
Mes veprave të tij monumentale, përjetova një ndjesi të thellë reflektimi mbi trashëgiminë e jashtëzakonshme që ky artist dhe akademik i shquar ka lënë për ne dhe për brezat që do të vijnë.
Luan Mulliqi nuk ishte thjesht një skulptor dhe piktor i madh; ai ishte një frymëzues për të rinjtë në art dhe një mbrojtës i pashoq i kulturës sonë kombëtare. Me zemër përgëzoj familjen Mulliqi dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në themelimin e këtij Fondacioni, i cili do të kujdeset që pasioni dhe vlerat e këtij artisti të madh të mos harrohen kurrë.
Me kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhiku dhe përmes projekteve të programit “Rruga e Re,” do të angazhohemi për të vendosur kulturën dhe artin në qendër të zhvillimit tonë, duke krijuar hapësira të reja ku veprat artistike do të kenë mundësi të frymëzojnë e të ngjallin kureshtje për brezat e ardhshëm.
Lumir Abdixhiku