KOMUNIKATË PËR MEDIE

KOMUNIKATË PËR MEDIE
Për të gjithë ju miqtë tanë që jeni të interesuar, ju informoj se të hënën, më 21.10.2024, në ora 9 (nëntë) paradite do të mbahet seanca e hapur në Gjykatën e Hagës, ku i ftuar është vëllai ynë, rugovisti dhe demokrati , Fadil Geci, ish deputet i dy mandateve dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Ibrahim Rugovës.
Fadili do të dalë ballë për ballë me LPK-ucat, alias komunistët e OMLK -es ruse, të shndërruar në LPK dhe më vonë të konvertuar në PDK.
Fadil Geci do t’ua dëshmojë trupit gjykues shkakun e komunikates 59 dhe çka e shtyu Polarin për ta shkruar këtë Komunikatë!
Sipas Rexhep Selimit ajo u shkrua nga dora e Hashim Haxhi Polarit, komunikatë kjo që si pasojë, na i vranë dy shokët tanë, Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin, si dhe na u plagosën dy vëllezër.
Me 21.10.2024, do të ulen ballë për ballë, pas një shekulli, demokrati rugovist dhe komunistët rusë, ata që na vranë e na shanë, na quajtën tradhtarë.
I inkurajoj avokatët dhe komunistët që ta pyesin çfarëdo që ua merr mendja për dëshmi të argumentuara vëllanë tonë Fadilin.

Koha ka dëshmuar se kauza jonë ishte shumë e drejtë dhe me interes kombëtar, ndërsa qëllimet e tyre ishin puro kriminale e me interesa klanore.

Ne jemi këtu dhe do mbetemi gjithmonë në shërbim të ATDHEUT…!