Policia e Maqedonisë arrestoi sot një kosovar të kërkuar nga Interpoli

Sot (03.08.2024) rreth orës 13:00, në vendkalimin kufitar Bogorodicë në dalje nga RMV, E.A (44) nga Republika e Kosovës është privuar nga liria nga zyrtarët policorë.

E.A. ishte në kërkim me urdhër ndërkombëtar nga Interpol, Tiranë – Shqipëri për veprën penale “Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike”. E.A. është mbajtur për procedime të mëtejshme.