Fetai:Afrim Gashi është shembull i politikanit me integritet moral dhe etikë profesionale.

Afrim Gashi është shembull i politikanit me integritet moral dhe etikë profesionale.

Sot isha në takim te Kryetari i Kuvendit për të bashkëbiseduar për agjendën tonë ligjvënëse në luftën kundër korrupsionit dhe bashkërendimin ndërinstitucional për të avancuar qeverisjen e mirë.

Me Kryetarin Gashi, u pajtuam për koordinim javor ekzekutiv-legjislativ në kuadër të koalicionit VLEN dhe veprim të përbashkët për të përmirësuar procesin ligjvënës për sa i përket debatit parlamentar, procesit konsultativ dhe transparencës.