Shoqëria civile është aktor kyç në promovimin dhe avokimin e parimeve të qeverisjes së mirë dhe luan një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit.
Sot takova përfaqësuesit e Platformës Kundër Korrupsionit, Misha Popoviq, Snezhana Kamilovska Trpovska, Blagoja Pandovski dhe Lulzim Haziri për të diskutuar për prioritetet e përbashkëta dhe sinergjitë në përshpejtimin e luftës kundër korrupsionit.
Konfirmova se do të kultivoj politikë të derës së hapur ndaj Platformës Kundër Korrupsionit dhe shoqërisë civile në përgjithësi si dhe dialog të vazhdueshëm me synimin të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për çrrënjosjen e epidemisë së korrupsionit që ka kapluar vendin tonë.