Sot, prita në një vizitë kurtuazie Ambasadorin e sapo akredituar të Francës në Maqedoninë e Veriut, z. Christophe Le Rigoleur.
Ambasadorin e përgëzova për detyrën e tij të re, duke e falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në rrugëtimin tonë evropian.
Me Ambasadorin Le Rigoleur, patëm shkëmbime të pasura mes të tjera, për veprimet e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit, vazhdimin e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit.