Lufta si fenomen shoqëroro shumë kompleks, me rrjedhëjn e sajë dramatike dhe pasojat e vështira që me vete në mënyrë të pashmangshme i sjell ndaj njerëzve dhe vlerave materiale që ato me shekuj i kanë krijuar, gjithmonë ka paraqitur lënd e interesimit të veçantë të mendjeve më të shëndosha në të gjitha epokat e kaluara. Mirpo, asnjëherë në historinë e deritanishme të njerëzimit, mendimi shkencor bashkëkohor dhe publiku i përgjithshëm botëror nuk i ka kushtuar vëmendje të madhë problemeve të lidhura me luftën dhe paqen, siç është rasti në dëkadën e fundit të shkeullit tonë. Vetë ky fakt tregon rëndësinë e jashtëzakonshme shoqërore që studimi i luftës si fenomen shoqëror dhe politik e ka pasur gjatë historisë së jetës të njerëzve dhe bashkësisë shoqërore si tërësi, ndërsa sidomos në kushtet shoqërore dhe ndërkombëtare bashkëkohore të shekullit 21.Interesimi i ritur i mendimit shkencor dhe publikut të përgjithshëm për problemet e luftës dhe paqes në disa dekadat e fundit qëndron në shumë faktorë, mes tjerave do të tregojmë të paktën dy:
Së pari, në praninë afatgjate të luftës në mardhëniet shoqërore dhe ndërkombëtare e shprehur në faktin që lufta si formë më brutale e ushtrimit të dhunës fizike (të armatosur), padyshim ndjek zhvillimin e shoqërisë njerëzore nga civilizimet e para dhe deri më sot.
Nga krijimi i shteteve të para dhe deri në miratimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945), lufta ishte një nga mjetet më të rëndësishme e politikës së shteteve sovrane që në mënyrë legjitime dhe shumë shpesh e kanë përdorur për realizimin e atyre qëllimeve të politikës së tyre për të cilët kanë menduar se nuk mundet, ose të paktën jo në tërësi, ti realizojnë me mjete politike dhe tjera jo-ushatarke. Kjo do të thotë, se lufta dhjetë shekuj ishte mjet legjitim i politikës së jashtme të shteteve sovrane dhe një nga elementet themelore të sovranitetit të shtetve. Gjatë xhekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, kur ndodhin norma juridike ndërkombëtare të dakorduara, janë mabjtur shumë mbledhje ndërkombëtare në të cilët është diskutuar, mes tjerash, edhe për problemet e luftës dhe paqes, por në ato mbledhje nuk është ngritur çështja për kufizimin e të drejtës së shteteve për zhvillimin e luftës.Për herë të parë gjatë negociatave paqësore të Versajës (1919) është ngritur çështja për kufizimin e të drejtës të shteteve për zhvillimin e luftës, që me Kartën e Kombeve të Bashkuara (1945) lufta të ndalohet si mjet për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare. Me të drejtë, Karta e KB-s shfuqizoi shteteve të drejtën e përdorimit legjitim të luftës dhe luftën e shpalli për krim ndërkombëtarë.[1]Së dyti, zgjerimi i madh i përmbajtjes dhe dimensionet e forcës ushtarake bashkëkohore sipas fushëveprimit, ashtu edhe sipas fuqiës shkatëruse dhe asgjësuese të mjeteve me të cilat disponon, çoi deri në atë, lufta në kushte bashkëkohore të bëhet kërcënim serioz jo vetëm për shkatërimin e ndonjë populli, kombi, race ose grup etnik, por të bëhet kërcënim real edhe për shkatërimin e ekzistimit biofizik të civilizimit bashkëkohor duke kërcnuar në përdorimin e armeve bërthamore. Ekzistojnë mjaftë të dhëna ekzakte për fuqinë e vërtetë shkatëruse dhe asgjësuese të forcë ushtarake bashkëkohore,[2] si dhe treguesit për tmeret dhe vuajtjet njerëzore që në mënyrë të pashmangshme i shkakton secila luftë. Në këtë drejtim lufta e fundit botërore sipas fushëveprimit të tij, vrazhdësisë dhe bilancit tragjik të humbjeve njerëzore dhe materiale, paraqet një nga katastrofat më të mëdha në historinë e njerëzimit.[3]
Për shkak të të gjitha rrethanave të tilla të lidhura me rrjedhën, karakterin dhe bilancin tragjik në humbje njerëzore dhe shkatërimet materiale, vizioni i një bote të re që me ceremoni e deklaruan forcat fituese në Luftën e dytë botërore, të shprehur në Kartën e Kombeve të Bashkuaram mbjellte shpresë se njerëzimi në të ardhmen do të jetë i liri nga tmeret që shkaktonte çdo luftë.
Në këtë kuptim ishte formuluar edhe Karta e Kombeve të Bashkuara, në preambulën e të cilës ,mes tjerash thuhet:
“Ne, popujt e Kombeve të Bashkuara, të vendosur ti shpëtojmë gjeneratat e ardhëshme nga tmeret e luftës që dy herë gjatë jetës sonë, njerëzimit i sollën vuajtje të paimagjinuara, duhet:
Të krijojmë besim në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personalitetit njerëzor, barazi të burave dhe grave, të kombeve të mëdhenj dhe të vogël dhe Të sigurojmë kushte në të cilat do të mund të ruhet drejtësia dhe respektimi i detyrimeve që rrjedhin nga marveshjet dhe burimet tjera të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të punojmë për progresin shoqëror dhe përmisimin e kushteve jetësore në liri më të madhe, duke pasur parasyshë këto qëllime të jemi të durueshëm dhe të jetojmë së bashku në paqe njëri me tjetrin”.
Si bazë për realizimin e këtyre qëllimeve, në Kartën deklarohen edhe parimet e mëposhtme:
- Parimi i ndalimit të përdorimit të forcës,
- Parimi i zgjidhjes paqësore të kontesteve ndërkombëtare,
- Parimi i përmbushjes së vetëdijshme të detyrimeve ndërkombëtare dhe respektimin e Kartës, si dhe zbatimin e tyre, dhe
- Parimi i ndalimit të ndërhyrjes në punët e brendshme në vendet tjera.
Zhvillimi i mardhënieve ndërkombëtare pas Luftës së dytë botërore, megjithatë, nisi krejtësishtë në drejtim të kundërt dhe vazhdon edhe në shkullin 21. Në vend të paqes dhe “shpëtimit të premtuar të gjeneratave të ardhëshme nga tmeret dhe vuajtjet nga luftërat”, bota pas Luftës së dytë botërore çdo ditë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, ballafaqohet me përdorimin e vrazhdë të forcës ushtarake në mardhëniet ndërkombëtare.
Prezenca e luftës në zhvillimin e shoqërisë njerëzore në të kaluarën, si dhe prezencën e saj krejtësishtë të dukshme sot, në mardhëniet shoqërore dhe ndërkombëtare bashkëkohore,[4] edhe përveç ngushtimit të rëndësishëm në hapësirën shoqërore për përdorimin e saj si mjet i politikës, të kushtëzuar, ndër tjera edhe me ritjen e madhe të fuqisë shkatëruse dhe asgjësuese të forcës ushtarake bashkëkohore, padyshim tregoi se lufta, ende gjenet në hapësirat shoqërore për manifestimin e tij si mjet i politikës, me çka objektivisht cënohet siguria e shtetev të inegruara ne Unionin Evropjan dhe në NATO, por më të rezikuara janë vendet e vogla dhe të varfura dhe atyre që gjenden jashtë integrimeve ushtarako-politike në Evropë dhe në botë, në të cilët, tani për tani, bën pjesë edhe shtetet e Ballkanit përëndimor.Aktualisht në botë ka dhjetëra pika të nxehta ushtarake. Sytë e publikut botërorë më shumë janë drejtuar në luftën në Ukrainë dhe Gaza, ndërsa konflikti ushtarak në Sudan në masë të madhe injorohet. Të gjithë këto tre pika të nxehta kanë një diçka të përbashkët – nuk ka indikacione se gjakderdhja atje do të ndërpritet së shpejti.
Lufta midis Izraelit dhe Hezbollahut mundë të hapin edhe një front në Lindjen e Mesme.
Më 7 tetor do të shënojë një vit nga fillimi i luftës në Gaza, kur organizata Hamas kryejti sulm brutal mbi Izraelin. Forcat mbrojtëse izraelite në të njëjtën kohë zbatojnë masa hakmarrëse.
Përleshjet midis Hamas dhe Izraelit kanë marrë jetën e më shumë se 41.000 viktima mes Palestinezëve, kryesisht civil, duke përfshirë madje 16.000 fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve afrohet deri në 100.000. Nga ana tjetër, pala izraelite pësoi 1.400 viktima, prej të cilëve 1.200 vdiqën në në sulmet e tetorit nga Hamasi.Gaza është e shkatërruar plotësisht pothuajse për një vit luftime, ndërsa palestinezët të bllokuar në zonën ikin nga një pjesë e enklavës në tjetrën. Edhe pse, negociatat për armëpushim filluan në mes të gushtit, ekziston shpresë e vogël se kjo do të ndodhë, sepse udhëheqësit e Hamasit nuk janë në traget.
Mundësia për armëpushim mes palëve ndërluftuese momentalisht është shumë e vogël, sepse situata në Gaza nuk përmirësohet, ndërsa në disa zona madje edhe përkeqësohet. Përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare ose të disa vendeve, që janë përpjekur të bindin Izraelin të ndalojë intervenimin ushtarak në Gaza, kanë qenë krejtësisht të pasuksesshme.
“Izraeli nuk është i përgatitur të heq dorë nga aksioni ushtarak as për milimetër dhe vazhdon politikën e saj të shkatërrimit të Gazës dhe zhdukjes së palestinezëve. Nëse mund të themi se Izraeli kishte të drejtën e vetëmbrojtjes pas ngjarjeve të 7 tetorit vitin e kaluar – sulmi terrorist i Hamasit ishte me të vërtetë i tmerrshëm – duket se Izraeli gjithnjë e më shumë keqpërdori këtë sulm për llogaritjen përfundimtare për çështjen palestineze.
Autoritetet izraelite më shumë nuk do të mund të thirren në faktin se operacioni ushtarak në Gaza zhvillohet me qellim të shpëtohen pengjet izraelite të robëruar, sepse tashmë është treguar se disa pengje kanë humbur jetët, ndërsa disa me qëllim janë vrarë gjatë intervenimit ushtarak.
Situata në Gaza është kaotike dhe e tensionuar
Numri i vdekjeve mes Palestinezëve rritet nga muaji në muaj, kriza humanitare në këtë zonë është një nga më të vështirat, sepse dërgimi i ndihmës humanitare deri në bashkësinë ndërkombëtare është shumë e vështirë. Izraeli është ai që përcakton çfarë mund të hyjë në këtë enklavë. Situata është kaotike dhe e tensionuar, ndërsa konflikti paraqet dërrasë e nxjerr për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme më të gjerë.
“Armëpushimi momentalisht është krejtësisht joreal. Kishte përpjekje të gjendet zgjidhje ose të nënshkruhet armëpushim në muajt e fundit, por momentalisht nuk ka. Negociatat zhvillohen pa praninë e Hamasit, që është krejtësisht e paimagjinueshme, sepse të dy palët patjetër duhet të jenë të pranishëm për negociata të suksesshme. Është e vështirë të negociohet nëse njëra palë është e përjashtuar prej tyre”.Janë të mundshme dy zgjidhje për këtë konflikt, nëse SHBA do të tërheq mbështetjen e pakushtëzuar të saj për Izraelin ose në Izrael do të kishte fërkime të brendshme dhe trazira civile që do të revoltoheshin kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu. Largimi eventual i Netanyahut nga pushteti mund të çojë në ndërprerjen e intervenimit ushtarak të ushtrisë izraelite në Gaza, por tani për tani i konsidojë joreal të dy mundësitë.
“Në Izrael, megjithatë, shikojmë protesta të opinionit civil, të cilat intensifikohen. Por, gjithnjë e më shumë duket se kryeministri Netanyahu është aq i palëkundur në synimin e tij të përfundojë atë që ka parashiku dhe planifiku në Gaza, dhe do ta jetë shumë e vështirë të tërhiqet nga pushteti”.
A është Libani objektivi i radhës i ushtrisë izraelite?
Që nga fillimi i intervenimit ushtarak të Izraelit në Gaza, në konflikt në mënyrë indirekte është përfshirë edhe organizata terroriste shiite libaneze Hezbollah, e cila është e financuar nga autoritetet iraniane. Hezbollahu dhe forcat izraelite gjuajnë njëri-tjetrin kryesisht në zonën kufitare midis dy vendeve ,njoftoi kryeministri izraelit Netanyahu,ndërsa ministri i mbrojtjes Yoav Galant madje përmendi mundësinë për intervenimin ushtarak të forcave izraelite në Liban.
Nuk është e njohur se njoftimet e Netanyahut dhe Gallanit janë të lidhura me shpërthimet e shumta të pajxherëve dhe radiot e dorës që shpërthyen në Liban me 17 dhe 18 stator 2024, sepse Izraeli nuk mori përgjegjësinë për sulmet. Sipas ministrisë libaneze, sulmi mori gjithsej 37 viktima, ndërsa më shumë se 3.500 njerëz janë plagosur. Sulmi kryesisht ishte drejtuar drejt Hezbollahut, i cili ka përdorur pajxherët dhe radiostacionet e përmendur për qëllime komunikimi të fshehta. Mirëpo, në sulmet pësuan edhe civilët, disa prej tyre vdiqën, ndërsa shumë u plagosën, përfshirë edhe fëmijë.
Me shpërthimet e shumta të pajxherëve dhe radiot e dorës, forcat izraelite arritën të demaskojnë disa nga njerëzit që morën pjesë në këtë rrjet. Është shumë e qartë se para sulmit kishte disa muaj përgatitje, ndërsa supozohet se edhe në përgatitjet ose prodhimin e pajxherëve dhe radiostacioneve janë përfshirë edhe shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës izraelite, vlerëson. Në të njëjtën kohë, mendojë se sulmi i përmendur hapë derën për lloj të ri të luftës hibride, në të cilën përdoren të gjitha metodat dhe mjetet për arritjen e qëllimit të caktuar.
“Ndoshta ky sulm ishte pjesë e ndonjë përgatitje për ofensivë ushtarake të mundshme në Liban. Duhet të merret parasysh se edhe ushtria izraelite ka hapur front në Gaza, i cili ende është shumë aktiv. Nga ana tjetër, ushtria izraelite është një prej më të fuqishmit dhe më të aftët në botë, dhe ndoshta do të mund të hap edhe një front”. Megjithatë, duket se Izraeli dëshironte të shkaktojë përgjigje nga Hamasi me këto sulme ose sabotazh të pajxherëve dhe radiostacioneve”.
Shtrohët pyetja tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut a mund të hap rrugën për hapjen e frontit të ri në Lindjen e Mesme sulmi ndaj anëtarëve të Hezbollahut, kjo pothuajse sigurt mund të presim përgjigje hakmarrëse nga kjo lëvizje shiite. Pyetja është se a do të jetë vetëm lansim simbolik i raketave që lehtë do të asgjesohën nga mbrojtja ajrore izraelite ose situata do të përshkallëzohet.
“Vendimtare do të jetë pozicioni i Iranit, i cili edhe përveç të gjitha përpjekjeve të Izraelit ta tërheq në luftë, ende nuk është nënshtruar në këtë. Irani përpiqet të shmang këtë edhe përveç provokimeve të shumta izraelite.
Lufta në Ukrainë ende është shumë larg nga përfundimi ose negociatat paqësore.
Lufta në Ukrainë zgjat më shumë dy vite e gjysmë. Sipas të dhënave të fundit jozyrtare të inteligjencës britanike, numri i të vrarëve të palës ruse veçse ka kaluar 610.000, ndërsa në palën ukrainase ka më shumë se 200.000 viktima. Pavarësisht thirrjeve të shumta të bashkësisë ndërkombëtare për ti dhënë fund konfliktit midis palës ruse dhe ukrainase, fundi i luftës ende është larg.Teritori i Ukrainës është shëndrruar në poligon botërorë për egzaminimin e të gjitha armëve bashkohore në botë ,duke përfshi më së shumti dron pa pilot dhe qent e luftës.