Në kuadër të vizitës në Shkup të Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, pata kënaqësinë t’i bashkëngjitëm drekës së punës shtruar nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Biseduam për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera midis vendeve tona, me theks në kultivimin e frymës së solidaritetit në rrugëtimin tonë evropian. Anëtarësimi në BE është alternativa e vetme e dy vendeve tona dhe Maqedonia e Veriut mbështet pa rezervë përspektivën evropiane të Shqipërisë. Bashkëpunimi, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe atë infrastrukturor, duhet të thellohet edhe më tej, në mënyrë që t’i kontribuojmë sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve tanë dhe rajoni.