Vizitat te personalitete që kanë kontribuar në art janë gjithmonë një burim frymëzimi.
Rrëfimet e tyre të mbushura me pasion na japin një pasqyrë më të thellë mbi fuqinë e krijimtarisë dhe përkushtimin ndaj artit.
Sot, patëm kënaqësinë të takonim kompozitorin e njohur Rafet Rudi dhe zonjën Drita. Jeta dhe vepra e dirigjentit të talentuar janë një mësim i vyer për të gjithë ne.
Ajo çfarë diskutuam sot, ishte më shumë se një bisedë – ishte një udhëtim kohe në botën e artit dhe një rikujtim i rëndësisë së ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës sonë.