Fetai takon z. Altin Dumanin drejtuesin e SPAK-ut në ambientet e këtij institucioni në Tiranë.

Sot zhvillova një takim të ngrohtë me z. Altin Dumani, drejtuesin e SPAK-ut në ambientet e këtij institucioni në Tiranë.

Z. Dumani më informoi mbi historikun e SPAK-ut, sfidat si dhe sukseset e tyre në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Besimi i qytetarëve shqiptarë ndaj SPAK-ut ka arritur në një nivel mbresëlënës prej 70%. Përvojat dhe rezultatet e SPAK-ut janë frymëzim dhe motivim për rajonin tonë.

Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave me institucionet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, me synim zbatimin e suksesshëm të reformave evropiane në vendin tonë.