Fetai:Të hënën shkojmë në Prishtinë për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive!

Të hënën shkojmë në Prishtinë për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive!

Të hënën, më 18 nëntor 2024, në Prishtinë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës do të mbajnë mbledhje të përbashkët (G2G) – një hap historik drejt forcimit të marrëdhënieve tona të shkëlqyera bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal!

Në përgatitje për këtë ngjarje të rëndësishme, sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi informacionet për tre marrëveshje që do të nënshkruhen me Republikën e Kosovës:

✅ Protokolli për pika të përbashkëta kufitare (one stop shop) në Bllacë-Hani i Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë, për të lehtësuar qarkullimin midis popujve dhe bizneseve tona.

✅ Marrëveshje energjetike, për shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe forcimin e sigurisë energjetike, si përgjigje ndaj sfidave të tranzicionit energjetik dhe krizës energjetike në rajon.

✅ Memorandum për arsim, shkencë dhe inovacion, që fokusohet në arsimin profesional dhe trajnimin për të rriturit, si dhe këmbim përvojash, literaturash dhe projekte arsimore mes dy vendeve.