Drenusha ka thënë se ka një përshtypje për Drilonin, që po frikësohet të hyjë në një lidhje.
Ajo thotë se ndoshta ka të bëjë me diçka që ka përjetuar më parë.
“Çka po më bën përshtypje te Driloni në bazë të muhabeteve që po i bëj, është duke dalë që po tutet të hyjë në një lidhje”, u shpreh Drenusha.Kurse për këtë një mendim edhe banori tjetër i shtëpisë, Vullneti.
“Dashuria është rrezikim, me dashuri s’mundesh me hy sigurt 100 për qind, se tani ku është poenta, poenta e dashurisë është mes seriozitetit dhe pak tutës që ke u me u ngul e s’po din me u shpjegu pse po i bën disa sene që i bën”, tha Vullneti.