Fetai:Shërbim më direkt dhe më të madh se ndryshimi i Kodit Penal, Gruevskit dhe Mijallkovit nuk u ka bërë as Grubi i listës së zezë amerikane.

Krenar Lloga paska deklaruar se Arben Taravari i ka kërkuar shërbim për Gruevskin. Kjo nuk është asgjë më pak se një përpjekje kamikaze për të shmangur përgjegjësinë e tij personale për ndryshimin skandaloz të Kodit Penal — ndoshta akti më kriminal politik në historinë e vendit.

Faktet janë të pamohueshme: Kodi Penal u ndryshua ndërkohë që Lloga ishte Ministër i Drejtësisë, dhe këto ndryshime u firmosën nga zëvendësministrja, me bekimin dhe aprovimin e tij të heshtur. Nëse nuk ishte dakord, ai duhej ta shkarkonte zëvendësministren ose thejsht të jepte dorëheqjen. Por, duke u fshehur pas zëvendëses së tij në mënyrë qyqare, Lloga tregoi se nuk ishte as udhëheqës i ministrisë së tij dhe as përfaqësues i drejtësisë.

Krenar, nëse ke prova për pretendimet e tua, dil dhe tregoji! Dil burrë, sepse nuk mund të fshihesh përjetësisht pas manipulimeve. Shërbim më direkt dhe më të madh se ndryshimi i Kodit Penal, Gruevskit dhe Mijallkovit nuk u ka bërë as Grubi i listës së zezë amerikane.