Presidentja thërret konferencë pasi e shpërndau Kuvendin

Presidentja Vjosa Osmani do të dalë në konferencë për media, pas dekretit që nënshkroi për shpërndarjen e Kuvendit.

Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina, e ka konfirmuar për Reporteri.net se konferenca do të mbahet në orën 13:00.

Vendimi për shpërndarjen e Kuvendit, pas të cilit pritet data e shpalljes së zgjedhjeve të reja, erdhi pas dështimit edhe të mandatarit të dytë për formimin e Qeverisë, në seancën e djeshme.Sot Osmani mblodhi liderët e partive e pastaj nënshkroi dekretin për shpërndarje të Kuvendit.