FAGOTISTJA QË SOLLI RISI PARA NXËNËSVE TANË!
Belinda Mehana, fagotistja që po shkëlqen në skenat ndërkombëtare, bëri një paraqitje brilante para nxënësve të gjimnazit tonë.
E re në moshë por me një sukses të jashtëzakonshëm në profesionin e saj.
Belinda Mehana arriti të interpretojë në skenat më prestigjioze të muzikës klasike në botë.
Nën përcjelljen e pianistit Melos Buza, Belinda me instrumentin e saj i dhuroi nxënësve tanë momente mbresëlënëse dhe të paharruara.
Gjatë këtij takimi Belinda shpalosi disa nga momentet më emocionuese gjatë rrugëtimit të saj profesional.
Nxënësit pjesëmarrës patën mundësinë të parashtrojnë pyetje rreth rrugëtimit me plot suksese të Belinda Mehanës.
Ky takim u organizua nga profesoresha e Artit muzikot, Lirije Haxhiaj.
