RUGOVISTËT E VJOSA OSMANIT, TË BASHKUAR RRETH LISTËS GUXO, MOBILIZOHUNI: ME VOTË, T’I NDËSHKOJMË TRADHTARËT DHE TA RINGJALLIM KOSOVËN

RUGOVISTËT E VJOSA OSMANIT, TË BASHKUAR RRETH LISTËS GUXO, MOBILIZOHUNI: ME VOTË, T’I NDËSHKOJMË TRADHTARËT DHE TA RINGJALLIM KOSOVËN

Faleminderim i posaçëm shkon për Presidenten Vjosa Osmani që bashkoi rugovistët e vërtetë rreth Listës GUXO, duke mos i lënë dyerve të botës dhe duke e larguar votën e tyre që të mos shkojë te tradhtarët e LDK-së dhe PDK-së, ata që e çbënë këtë vend.

I lus rugovistët e mi që të mobilizohen për të dërguar votën e tyre kundër tradhtarëve që e çbënë këtë vend. Kuptoni se çdo votë e juaja ka peshën e vet, dhjetë herë më të madhe se sa zuzaret dhe zuzaricat që mbështesin Lumirin e LDK-së dhe Memliun e PDK-së. Nëse e votoni LDK-në, e keni votuar Isën dhe ata që mezi presin të bashkohen me PDK-në dhe të realizojnë tradhtitë e nënshkruara dhe të ratifikuara në parlament. Kjo nuk është gënjeshtër, kjo është një e vërtetë e madhe që ata e kanë konfirmuar para mediave publikisht.

Prandaj, ju lus rugovistët e mi që të mobilizoheni dhe të qëndroni të fortë kundër tradhtarëve që për 20 vjet e gënjyen, tradhtuan dhe plaçkitën këtë vend. Ata që shiten interesat e atdheut duke i dhënë 40 manastireve statusin e ekstraterritorialitetit, duke nënshkruar në 2013 dhe 2015 Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke krijuar 10 komuna të paqena serbe që nesër, sipas marrëveshjes, do t’i përgjigjen Republikës së Veriut apo drejtpërdrejt Serbisë. Për këtë janë fajtorë dy partitë LDK dhe PDK.

Mos u mashtroni nga premtimet e tyre për rritje rrogash; rroga dhe mundi i këtij populli duhet të shkojnë për armatim. Ne duhet të hamë bukë e kripë dhe të armatosim ushtrinë dhe policinë tonë me armatim modern të kohës. Amerika nuk do të jetë gjithmonë pranë nesh; ajo një ditë do të largohet, ashtu siç ka bërë në shumë vende të botës, duke përjashtuar disa.

Prandaj, Rugovistja Vjosa Osmani ka bërë gjënë e duhur duke formuar partinë Lista Guxo, që të mos shpërndahen rugovistët. Edhe 5 ditë kanë mbetur për t’i ndëshkuar me votë tradhtarët që e shitën, vodhën dhe tradhtuan këtë vend. Lufta e madhe po mbaron; fitorja në betejë ballë për ballë te kutia është e sigurt nëse ju mobilizoheni. Qëndroni të bashkuar për t’i goditur tradhtarët me votë. Besa-besë.