KUSH JANË HAJNAT DHE TRADHTARËT QË PLAÇKITËN PASURINË KOMBËTARE – TREPÇËN?
Plaçkitja e Trepçës nga hajnat dhe polarët e Brojës është vetëm njëra nga vjedhjet e paskrupullta që dinë t’i bëjnë vendit shqipfolësit e llojit polarëve, në krahasim me hajnitë tjera, duke vjedhur e plaçkitur këtë vend cep më cep.
Trepça, pasuria kombëtare e Kosovës, ka qenë për dekada burimi kryesor i zhvillimit ekonomik, por në vend që të shërbente për mirëqenien e popullit, ajo është bërë pre e hajnisë dhe tradhtisë. Për 20 vite me radhë, xehja e nxjerrë nga Trepça është shitur në Greqi dhe Kinë nga kompania ‘RAD’ e kriminelit Milan Radojqiq, në bashkëpunim me firmën nga Prishtina ‘Gjeomineral’. Dhe kush fshihet pas ‘Gjeomineral’? Idriz Thaçi, vëllai i Hashim Thaçit, dhe Enver Berisha, miku i Ferat Shalës!
Këta nuk janë biznesmenë, nuk janë patriotë – janë hajna të paskrupullt, të cilët për dy dekada kanë bashkëpunuar me banditë dhe interesa të huaja për të shitur pasurinë tonë kombëtare, për të plaçkitur vendin që u përket të gjithë qytetarëve të Kosovës! Ata nuk kanë vjedhur vetëm xehen, por edhe të ardhmen e fëmijëve tanë!
Këta tradhtarë nuk kanë vepruar vetëm. Ata i kanë ftuar të huajt që të vijnë dhe ta plaçkitin Kosovën bashkë me ta. Në vend që të mbrojnë atë që është e jona, ata e kanë shitur vendin te të huajt, duke ndarë mes vete fitimet e pista. Këta nuk janë asgjë më shumë se shërbëtorë të interesave të huaja, të gatshëm të shesin çdo gjë për pasuri personale!
Drejtësia duhet të veprojë! Ky është momenti për të kërkuar llogari! Trepça është e Kosovës, jo e bandave kriminale! Mjaft më me hajni dhe tradhti – populli duhet të ngrihet kundër këtyre zhvatësve dhe të kërkojë që ata të dalin para drejtësisë! Koha ti godasim me votë këta hajna dhe tradhtarë.