Geci: OPZITA NË KOSOVË: HUMBJA E BESIMIT TË QYTETARËVE DHE SFIDAT PËR RIKTHIM

OPZITA NË KOSOVË: HUMBJA E BESIMIT TË QYTETARËVE DHE SFIDAT PËR RIKTHIM

Fjala tani i përket Listës Guxo dhe VV-së.

Opozita në Kosovë, me veprimet e saj gjatë dy dekadave të fundit, ka humbur besimin e qytetarëve. Siç thotë një fjalë e popullit: “Edhe sikur të shkriheni si tlyeni në furrë, askush më nuk ju beson.”

Veprimet e saj janë parë, përjetuar dhe analizuar nga populli. Fitorja është e pamundur për të, derisa të njëjtit individë konkurrojnë për pushtet, duke modifikuar programe në partitë e tyre të vjetra, por me të njëjtët persona që kanë shkelur kushtetutën dhe programet partiake.

Është e domosdoshme që opozita t’i kërkojë falje popullit për gënjeshtrat, korrupsionin, vrasjet dhe plaçkitjet që i ka shkaktuar atdheut, për bashkëpunimin me Beogradin dhe për dëmet e pariparueshme që i ka shkaktuar Kosovës për 20 vjet.

Ajo ishte e vetëdijshme se marrëdhëniet me Serbinë nuk ishin zgjidhur dhe nuk ndërmori hapa për përgatitjen e mbrojtjes; nuk investoi në ushtri. Përveç plaçkitjes dhe tradhtisë ndaj Kosovës, ajo i dha veriun Serbisë, saqë as një kabllo rryme nuk guxonte të ndërrohej në trafot e veriut pa lejen me shkrim të Radojçiqit.

Çfarë kërkoni tani nga ky popull? Do të marrni vetëm përçmimin e masës, kjo i bjenë Leshin e Maris edhe këtë e keni tepër. LDK-ja dhe udhëheqësinë e saj, rrezikon të mos e kalojë as 11% që kishte. Gjithashtu, PDK me Memlin do të marrë vetëm dënimin e merituar.
Fjala tani i përket Listës Guxo dhe VV-së.

Po sa ta lexojnë disa zuzarë, do të thonë: “Ky u bë me Kurtin.” Unë nuk jam bërë me Kurtin, as kurrë nuk do të jem, por kjo është arsyeja pse ju gjithmonë do të humbni.