“Albin, mos e prish pazarin e opozitës me Serbinë!”
Albin, a ka kuptim kjo punë? Të paktën këtë pjesën para “Grandit” dërgoja Lubomirit të Preshevës, se po idhnohet! Kujtim Shala, mos ma lë rrugën e re të Lubomirit në gjysmë – tangallë veç me duar në xhepa – se pastaj hidhërohet edhe Bedri Hamza, që ka premtuar rritje pagash. Besa, edhe Lubomiri njësoj! Dajav do votues, se s’ka kuptim me çu opozitën në shtëpi.
Bile këta të opozitës, more Albin, publikisht kanë premtuar para krejt dynjasë se do ta sjellin kufirin e Serbisë te Ura e Ibrit – tamam aty ku e kanë vendosur PDK dhe LDK, për ta përmbushur amanetin e Rankoviqit dhe dëshirën e Grenellit. E ti, Albin, paske dalë fort i poshtër – qysh bre burrë po e lë premtimin e Grenellit pa u realizuar? A e din sa peshqeshe ka marrë Grenelli nga Serbia, opozita dhe Rusia?
Mos u bë dorështrënguar, bëhu pak më dorëlirë! Lejojua 40 kishat me eksteritor, bëje atë Zajednicën, jepja Mitrovicën! Se edhe ashtu Kosova qenka tepër e madhe dhe s’paskemi mundësi ta rrethojmë. Ose, nëse s’ta mban, lëshoju radhën Lubomirit dhe Hamzait të Stambollit, le ta kryejnë punën dhe të na e kthejnë “bashkim-vllaznimin” me Serbinë dhe opozitën.
Mbrëmë u frikësova pak, se njëri nga opozita qenka zotuar ta godasë Albinin me shuplaka në mes të sheshit. Por si duket, i ka rënë pishman dhe është kthyer te Lubomiri, dhe me përkushtim maksimal po i mban “mikrofonin” në gojë.