Geci:RINIA NË LËVIZJE: Goditja që Sfidon Politikanët Kundërshtar

RINIA NË LËVIZJE: Goditja që Sfidon Politikanët Kundërshtar

Nga përkrahësit e Listës Guxo dhe VV ishte impresionuese, kur pashë shqiptarët të rreshtuar pas një lideri që shpesh është kritikuar dhe sharë nga zëra të ndryshëm, si “Zena”, “Zymeri”, “Grenelli”, “Syla”, “Seferi” e të tjerë. Megjithëse nuk i përkasin partisë së Albin Kurtit, duhet pranuar se ky mobilizim i madh, kjo energji dhe përkrahje e madhe nga të rinjtë, diaspora dhe qytetarët nga e gjithë Kosova, të bëjnë të ndihesh i fortë.

Do të dëshiroja shumë që një tubim i tillë të ndodhte edhe pas një lideri të LDK-së, një figure me vizion rugovian, që do të mishëronte vlerat e shtetformimit dhe përvojën politike të figurave si Isuf Buxhovi, Ymer Ahmeti, Fatmir Sejdiu dhe shumë të tjerë, të cilëve u ka kaluar jeta duke punuar dhe kontribuar për Kosovën.

Gjithsesi, sot skena politike në Kosovë është dominuar nga lidershipi i Albin Kurtit dhe lista rugoviste e Vjosa Osmanit, të cilët, përmes këtij mobilizimi të jashtëzakonshëm, dëshmuan se vazhdojnë të kenë mbështetje të madhe popullore. Rinia, diaspora dhe qytetarët e shumtë mbushën sheshet duke nxirë qiellin me flamuj dhe entuziazëm, duke dhënë një mesazh të qartë për të ardhmen politike të vendit.