GJENERAL, E VËRTETA NUK MOHOHET!
Replikë me “Gjeneralin”
Gjeneral, unë flas me fakte. Po ti, me çfarë po flet?
Ku ishe për tri ditë rresht më 5, 6 dhe 7 mars?
Ky është një reagim i vogël nga unë, Halil Geci, ndaj deklaratave të tua në një intervistë publike. Aty, në përpjekje për të ndërtuar një histori tënde të “lavdishme”, përshkrove rrugëtimin tënd me Legjendarin Adem Jashari.
Por ajo që më tronditi më shumë është mënyra se si tentove të mohosh të vërtetën e 5, 6 dhe 7 marsit – ditëve kur Shaban Jashari, Hamza, Adem Jashari, Bashkimi dhe daja i tyre, Osman Geci, së bashku me gra e fëmijë, luftuan grykë më grykë kundër një ushtrie dhe policie fashiste. Ata nuk u dorëzuan, por u flijuan për lirinë e këti vendi.
Gjeneral, ndalohu: këtu dua çë ta shikojm njlri tjetrin sy më sy: Ku ishe ti në ato tri ditë?
Ti e di mirë që nga ajo familje ke ngrënë bukë natë e ditë, madje edhe mishin e posterrmave e keni ndarë bashkë. Atëherë, si ndodhi që, kur familja e Shaban Jasharit po digjej në flakët e barutit, duke i vënë gjokset e tyre përballë grykave të topave në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe atdheut, ti ishe diku tjetër,tregona ku ishe?
Në intervistën tënde, që e ka parë një dynja e tërë, nuk mund të fshihesh dot pas fjalëve boshe. U tregove i ligë jo vetëm ndaj vetes, por ndaj të gjithë atyre që kanë rrahur gjoksin duke thënë se ishin “shokë të Adem Jasharit”. Këto data të marsit ju kanë rrëzuar përtokë ty dhe të gjithë ata që sot e përmendin emrin e tij për lavdi personale.
Më e keqja është kur ti thua: “I kemi pasur do zolla 100-she dhe do mitralozë të vegjël.” Me këtë pohim, tregon qartë se ti dhe shokët e tu vetëm e keni vëzhguar nga larg tragjedinë e atyre që ju kishin besuar dhe u kishit dhënë fjalën, por nuk keni bërë asgjë për ta mbajtur atë.
Atë ditë, te Jasharajt nuk mbrohej vetëm një familje, por atdheu, dhe shkruhej historia. Në intervistën tënde, gjeneral, ke treguar qartë se, ndërsa një familje e tërë digjej dhe përballej ballë për ballë me armikun, ju vetëm shikonit si spektatorë të një ndeshjeje futbolli.
Do të ishte më e ndershme që, në vend se të përpiqesh të rishkruash historinë, ta përshkruaje ashtu siç e ke parë me sytë e tu: luftën ballë për ballë të Shabanit, dajës Osman, grave dhe fëmijëve, në përkrahje të legjendave Adem dhe Hamëz Jashari.
Ndoshta një regjisori do t’i duhej ta kthente rrëfimin tënd në film, pasi vjen nga një spektator i dorës së parë.
Gjeneral, ku ishe? Nga cila pozitë e ke parë këtë ngjarje? Apo ndoshta ishe thjesht një vëzhgues politik i luftës?
Duke u munduar të ndërtosh një histori të re për veten, je ligështuar keq. Pse, o gjeneral, dole e ligësove veten kush të shtyri?
Shpresoj dhe dua të besoj se atë ditë ke qenë i sëmurë nga temperatura. “Kështu, të paktën, më ka thënë një mik i yti i afërt, të cilit unë i besoj shumë.”
Ata që kanë shtënë me kallash në ajër, nga pesë kilometra larg, nuk kanë qenë ata që i kanë ngrënë bukën Ademit, siç e ke bërë ti. Por një gjë duhet ta dish: Ademi ka qenë shumë herë në shtëpinë e atyre që shkrepën armët në ajrë në ndihmë të tij.
Nuk është koha të tregoj të gjitha mënyrat se si neve i kemi dhënë krah Ademit, por sot fjala është për 5, 6 dhe 7 marsin.
Gjeneral, kur e ha bukën e dikujt dhe i jep fjalën për besë, shçiptari gjithmonë e mban fjalë!
Ti thua se dikush ka shtënë me kallash nga larg dhe pastaj ka ikur. Por e vërteta është ndryshe.
Ata që luftuan dhe ndihmuan Ademin ishin aty – nuk ikën dhe nuk u fshehën.
Por iu bashkuan luftës, duke dhënë gjithçka për lirinë.
Shkrepsi i kallashit, siç e quan ti, la prapa tetë meshkuj të familjes së tij në Drenicë ,dhe iu bashkua Shtabit të Ahmet Krasniqit – e jo ati shtabit që festuan rënien e Jasharajve me të shtëna në ajër. Këtë e ke kuptuar edhe ti, dhe Jasharajt,por shumë vonë.
“Gjeneral”ata që shtinë në ajër, pesë kilometra larg, nuk i kishin dhënë fjalën as besën Shabanit se do të vdisnin së bashku – por ti e kishe dhënë atë fjalë. Dhe çfarë bëre? Ku ishe?
Shkrepsi i kallashit i ka thënë dikur Ademit:“Ishalla Zoti na ndihmon, por nëse marr vesh që jeni në rrezik, me mundësitë që kam, do të mundohem të hakmerrem.”
Këtë premtim e kemi mbajtur në rrethimin e parë të Jasharajve më 1991 ,dhe e kemi mbajtur edhe më 5, 6 dhe 7 mars, me aq sa kishim mundësi.
Një gjeneral i mençur nuk jep intervista që e damkosin figurën e tij. Një njeri i “plagosur” duhet t’i ruajë plagët, që të mos infektohen.
Në vend që të heshtje e të ruaje sado pak dinjitetë çë kishe , ti dole dhe fole. Dhe fjalët e tua nuk të ndihmuan – përkundrazi, të koritën.
Gjenerali u korit edhe më shumë kur foli për Ibrahim Rugovën, duke thënë të pavërteta e duke tentuar të përçmojë një figurë historike. Por më së shumti, je korit kur u mundove të shpjegojë 5, 6 dhe 7 marsin.
E vetmja gjë që ende të mban në këmbë, gjeneral, është fakti se pas luftës, nuk ju ndave Rifatit dhe djemve të tij. Siç bënë ata tjerët. Dhe për këtë, do të kesh përkrahjen time. Nuk u bëre krah i atyre që festuan rënien e Jasharajve – atyre që nga një fshat i Drenicës deri në Tiranë e Zvicër ngritën dolli për tragjedinë tonë kombëtare.
Por ti u korite kur the se dikush ka qëlluar “dy-tre fishekë nga pesë kilometra larg dhe pastaj ka ikur”dhe thot se i kam ndihmuar Ademit.
Gjeneral, e vërteta është ndryshe. Atë ditë, Ademit dhe familjes së tij iu gjendën në ndihmë vetëm dajallarët e Llaushës. Daja Osman u vra brenda kullës, bashkë me dhëndrin, nipat dhe mbesat.
Dajallarët e Ademit Jetullahu, Gani Gecin, Besim Dajakën, Rrahim Hoxhën, Sejdi Gecin dhe të tjerë, e veçmas çtsi në ajrë i Kallashit në largësi prej 5 km së bashku me vëllanë Ganiun dhe Besimin , nuk ia ndanë pushkën armikut për tri ditë rresht. Nuk bëmë mrekulli, por vepruam me aq sa mundëm.
Nëse duam ta vërtetojmë këtë, duhet të të çojmë një ditë te ai vend, ku ende është gropa e hapur ku ishte pozicionuar mitralozi 12.7 mm i forcave serbe. Nga ai pozicion, në vijë ajrore, ishim vetëm 800-900 metra larg. Mitralozi 12.7 mm kishte distancë efektive 1 km dhe maksimale deri në 6 km.
Ne e larguam atë mitraloz nga pozicioni i tij dhe e vendosëm mbi një qerre kuajsh, duke e lëvizur sa në njërën anë e sa në tjetrën, për t’i bërë forcat serbe të besonin se malet ishin mbushur plot me Ademë.
Gjeneral, ti je munduar të mohosh të vërtetën duke e krahasuar ligësinë tënde me dajallarët e Llaushës. Por historia nuk mund të rishkruhet. E vërteta nuk mohohet.