Zëvendëskryeministri Arben Fetai sot u nënshkrua në Librin e Zisë në Kuvendin republikan.

Me zemër të thyer, sot nënshkrova librin e ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë së Koçanit, të hapur nga Kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi.

Në këto momente të vështira për vendin, jemi të bashkuar në dhimbjen dhe solidaritetin tonë me familjet e prekura. Pavarësisht gjuhës apo përkatësisë sonë, ndjejmë humbjen e tyre si tonën. Zemrat tona janë me çdo familje që ka humbur një të dashur. Nuk jeni vetëm.